Poezia “Prishtinalike” e Alban Fejzës, fituese në ekspozitën ‘Hijet e Bardha’

Poezia “Prishtinalike” e Alban Fejzës, fituese në ekspozitën ‘Hijet e Bardha’

Mbrëmjen e kaluar në Galerinë Qahili u mbajt ekspozita ‘Hijet e Bardha’.

Festa e Shkrimtarëve këtë vit festat e fundvitit i festoi me poezi, të cilat u ekspozuan në një format jo të zakontë për poezitë.



Në këtë edicion që është i katërti me radhë, morrën pjesë rreth 70 poetë, dhe u ekspozuan mbi 100 poezi.

Poezia më e mirë u zgjedh prej publikut përmes votimit, ku fitues ishte Alban Fejza, i cili u shpërblye me një pikturë të fondit të të Galerisë Qahili dhe tri libra nga ETEA.

Fituesi i garës, Alban Fejza pas publikimit të çmimit mbajti një fjalim për audiencën:

“Falenderoj t’gjithë ata që m’kanë votu dhe përzgjedhë që sot t’ndihem i nderuar!

Shkrimet e mia janë të thjeshta dhe nuk kanë nevojë për filozofi sado që kanë shumëkuptimësi mes rreshtave që luajnë shkronjat e përzgjedhura me kujdes, mund e mend.

Si fitues, suksesin tim ja atribuoj bashkëpunëtorëve të idesë sime të të shprehurit përmes artit.

Kurse çmimin e fituar u dedikoj personave me sindromën Doën dhe shoqatës Doën Syndrome Kosova që bën punë të pakrahasueshme për të siguruar trajtim dhe integrim te barabartë në shoqëri për të gjithë pjesëtarët e programit për fëmijë dhe të rriturit.”