Policja që vrau familjarët s’i la të hynin brenda tezen me bashkëshortin, fjalët dhe lëvizjet e fundit të saj

Policja që vrau familjarët s’i la të hynin brenda tezen me bashkëshortin, fjalët dhe lëvizjet e fundit të saj

Intriguese dhe dramatike ishin lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten, mesditën e djeshme.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të afërta me familjen e polices se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta përpara se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë.

Shiko edhe:

Inspektorati Policor suspendon katër zyrtarë të lartë policorë

Tragjedia në Gjilan – krejt çka dihet deri tash

Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes, raporton Gazeta Sinjali. /Insajderi.com 

Para vrasjes policja e ndjerë bëri diçka për të cilën ia panë sherrin kolegët

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan – këta janë zyrtarët e suspenduar të Policisë