Në vazhdim është artikulli i plot i New York Post-it.
Një politikan kosovar i cili një herë u takua me Presidentin Trump, tani është duke u përpjekur ta përdorë foton për të fituar në zgjedhje.
Kadri Veseli, njëri nga kandidatët për kryeministër në shtetin e vogël të Ballkanit, bëri një foto me Trumpin në një ngjarje në Uashington, në vitin 2017 – dhe po e vërshon gjithë kryeqytetin e Kosovës, me shpresën se do ta ndihmojë atë në këto zgjedhje.
“Për dallim nga rivalët e mi, unë jam kandidati i vetëm që vazhdoj të promovoj një partneritet të fortë dhe publik me SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë të Trump-it,” deklaroi Veseli në një prononcim për The Post.
Një bilbord i madh me fotografinë gati tri vjet të vjetër – që tregon dy politikanë njëri pranë tjetrit para flamujve të vendeve të tyre përkatëse – u shfaqë të hënën, thanë burimet.
I njëjti imazh gjithashtu u paraqit kohëve të fundit në një ndërtese apartamentesh në Prishtinë.
Të dy bilbordet dhe posteri përmbajnë flamurin e Partisë Demokratike Konservatore të Veselit.
Veseli u takua me Trump në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare 2017 në Washington, DC. Në këtë ngjarje, Trump “menjëherë njohu … shqetësimin për Kosovën dhe rajonin tonë në tërësi,” tha Veseli.
Kosova – e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 – njihet si komb nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA, por Serbia dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian ende refuzojnë ta pranojnë atë.
Njerëzit e Kosovës e kuptojnë që një Amerikë e fortë do ta ndihmojë Kosovën të bëhet edhe më e fortë”, tha Veseli.
Veseli, i cili është kryeparlamentar i Kosovës dhe drejtuesi i partisë së tij, gjatë fushatës është duke e quajtur veten si admirues më i madh i Trumpit.
“Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit ka shumë të përbashkët me platformën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Trump kanë në luftën globale kundër korrupsionit,” tha Veseli gjatë një ngjarje fushate të dielën në qytetin e Lipjanit.
Veseli është gjithashtu një nga themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës.
Kundërshtarja i tij kryesore, Vjosa Osmani, është gruaja e parë që kandidon për kryeministër të Kosovës dhe është në linjë me partinë më liberale të Lidhjes Demokratike.
Osmani gjithashtu ka lidhje me SHBA, pasi është diplomuar në Universitetin e Pittsburgh School of Law.