Postimi i PDK-së – “adminët e vjetër” harrojnë ta bëjnë tagg përgjegjësin për rrjete sociale

Postimi i PDK-së – “adminët e vjetër” harrojnë ta bëjnë tagg përgjegjësin për rrjete sociale

Katër muaj pas anëtarësimit në Partinë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi, është ngritur në detyrë brenda partisë.

Kelmendi, nga sot do të udhëheq me rrjetet sociale të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai u emërua Shef i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale të PDK-së të mërkurën, me vendim të Kryesisë së partisë.

Kështu “Ikonës së Prishtinës” do t’i dalë punë edhe me menaxhimin e profilit në Facebook të Kadri Veselit, shefit të tij. Profili i kreut të PDK-së është më i ndjekur edhe se sa faqja zyrtare e partisë, raporton Insajderi.

Ndonëse do të ketë punë me Facebook-un dhe rrjetet tjera sociale, ai sot nuk është bërë tagg në njoftimin e partisë për emërimet e reja.

Ndrysh, Kelmendi u zgjodh anëtar i Kryesisë së PDK-së rreth një muaj më parë.

Solisti i rok-grupit “Gjurmët” do të vazhdojë të mbetet aktiv në politikë, megjithëse nuk arriti të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit./Insajderi.com

Lexo edhe: 

PDK zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm, këta janë emrat

Avancohet Migjen Kelmendi, bëhet “admin” i Facebook-ut të Kadri Veselit

“Secili i ka 2-3 milionë”- Haliti emërohet ‘shef’ i Grupeve të Interesit në PDK

Të bëmat e Sami Lushtakut, udhëheqësit të Vlerave të Luftës në PDK