Prezantohet libri mbi gjenocidin serb në Kosovë

Prezantohet libri mbi gjenocidin serb në Kosovë

Në kuadër të panairit njëditor të librit në Zvicër “Diaspora 2019”, do të prezantohet libri më i ri i politologut Bardhyl Mahmuti: “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë.”

Libri ka për synim të ndihmojë në harmonizimin dhe përdorimin e saktë të terminologjisë që duhet të përdoret, sidomos nga politikanët dhe gazetarët, kur përkufizohen ngjarjet e luftës në Kosovë dhe shmangien e grackës së mohimit të gjenocidit përmes një terminologjie jo të duhur, shkruan albinfo.

Prezentimi mbahet më 15 shtator, ditë e diel, dhe fillon në ora 16.00.

insajderi.com