Adrian Paci prezantohet me ekspozitën “Trashëgimia e shpërnguljes” në Lubjanë

Artisti shkodran Adrian Paci ka prezentuar ekspozitën e tij “Trashëgimia e shpërnguljes” në Galerinë TR3 në Lubjanë.
Në ekspozitën e cila do të jetë e hapur deri më 15 shkurt 2019, ishin të pranishëm shumë njerëz të fushës së artit, dashamrë, e përfaqësues të trupit diplomatik.
Ekspozita e tij përfshin një video-art kushtuar përjetimit të imponuar publik të rënies të regjimeve diktatoriale, fotografi dhe punime në pikturë me motive nga Shqipëria.