Princi Leka do të shpallet anëtar nderi i Rotary Club Prishtina Newborn

Princi Leka do të shpallet anëtar nderi i Rotary Club Prishtina Newborn

NTM Leka II, Princi i Shqiptareve me datë 28 maj do të shpallet Anëtar Nderi i Rotary Club Prishtina Newborn.

Kjo është një ngjarje e rëndësisë së veçante si për Klubin tonë ashtu edhe për Rotary-n në Kosovë.

RC Prishtina Newborn është Klub i katërt në kryeqytet i cili përveç shtyllave kryesore ku vepron Rotary fokus të veçantë ka edukimin duke promovuar kulturën dhe artin.

NTM Leka II do të mbërrijë në Prishtinë të martën, me 28 maj 2019 ne selinë e Rotary Club Prishtina Newborn në Hotel Gorenjë në Prishtinë prej orës 19:00. Këtë lajm e ka për të ditur sekretari i klubit, Luan Durmishi.