Prindërit ndajnë disa truqe gjeniale që t’i shtyni fëmijët tuaj të lexojnë

Prindërit ndajnë disa truqe gjeniale që t’i shtyni fëmijët tuaj të lexojnë

Nganjëherë është e vështirë të bindim fëmijën të bëjë diçka, edhe kur është për të mirën e tij.

E këtë më së miri e kuptojnë prindërit, që shpesh ndihen të pafuqishëm t’i bindin fëmijët e tyre – siç është rasti për të lexuar.

Por disa prindër kanë ndarë disa nga truqet më gjeniale në Reddit që të shtyjnë fëmijët e tyre të lexojë, njofton Insajderi.

“Kur marr libra shkencorë në bibliotekë, gjithnjë i them vajzës time mos t’i prekë sepse janë ‘rreptësisht të ndaluar për ty dhe janë vetëm për të rritur’. Pastaj i lë në tavolinën e dhomës së ndejës, dhe e vogla ime gjithnjë i merr i lexon teksa unë bëhem sikur nuk e vërej”, – shkruan një prind.

“Kur punoja si dado, gjithnjë i lija fëmijët të rrini më gjatë zgjuar, vetëm me një kusht: nëse qëndrojnë zgjuar duke lexuar një libër. Kjo funksionon edhe me fëmijët e mi tani”, – shkruan një nënë.

“Ne ishim shumë strikt me orarin e gjumit të fëmijëve, që ishte shumë më herët se e fëmijëve të tjerë që njihnin. Ata mund të qëndronin zgjuar vetëm nëse dëshironin të lexonin. Rezultati i gjithë kësaj, 3 lexues të pasionuar”, – shkruan një prind tjetër.

“Të qëndruarit deri vonë në dhomë me një elektrik dore e mendoja si një akt rebelimi ndaj prindërve të mi që ishin shumë strikt. Tani vonë e kam menduar pse bateritë e elektrikut tim kurrë nuk harxhoheshin. Ma hodhët prindër”, kujton një vajzë. /Insajderi.com

Burimi: Bored Panda