Projekti i papritur – Barak dhe Michelle Obama nënshkruajnë kontratën shumëvjeçare me Netflix

Projekti i papritur – Barak dhe Michelle Obama nënshkruajnë kontratën shumëvjeçare me Netflix

Çifti presidencial kanë nënshkruar një kontratë me Netflix për të krijuar përmbajtje të re për platformën, shkruan Insajderi.

Netflix ka lajmëruar të hënën se ish presidenti Barak Obama dhe zonja e parë Michelle Obama kanë nënshkruar një kontratë shumë vjeçare për të prodhuar filma dhe seriale televizive për Netflix.

Shikuesit mund të hamendësojnë se kjo nënkupton një sërë dokumentarësh, por këtu është fjala për një punë krejtësisht ndryshe.

Në një komunikatë për shtyp, Obama ka folur rreth kënaqësisë për të ndihmuar njerëz të tregojnë historinë e tyre dhe se si ai dhe Michelle planifikojnë të vazhdojnë këtë punë në bashkëpunim me Netflix.

“Ne shpresojmë të kultivojmë dhe kurojmë zëra të talentuara, inspirues dhe kreativ të cilët janë të gatshëm të promovojnë një ndjeshmëri më të madhe dhe një mirëkuptim mes njerëzve, dhe t’i ndihmojë atyre të ndajnë historitë e tyre me të gjithë botën “, ka thënë ai.

Ende nuk ka pasur një lajmërim se si do të duken filmat e Obamës, por përmes një shkrimi të gazetës New York Times, mund të kuptojmë se kjo ka të bëjë me besimet dhe atë që qifti vlerëson, duke përfshirë tema si shëndeti, e drejta e votës, imigrimi, politikat e jashtme dhe ndryshimet klimatike./Insajderi.com