Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” promovuan botimin e librit (10-vëllime) “Kujtesa e Kosovës”, 100 rrëfim" />

Promovohen dhjetë vëllimet “Kujtesa e Kosovës” e rrëfimeve nga 100 pleq e plaka

Promovohen dhjetë vëllimet “Kujtesa e Kosovës” e rrëfimeve nga 100 pleq e plaka

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” promovuan botimin e librit (10-vëllime) “Kujtesa e Kosovës”, 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka.

I pranishëm në këtë promovim ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

 “Kujtesa e Kosovës”100 rrëfime autentike shpalosin gjithë botën e përditshmërisë në Kosovë, nga Lufta e Dytë Botërore deri sot, vijnë në rreth 5000 faqe transkriptesh të 100 intervistave me 100 pleq dhe plaka mbi 80 vjeç. Temat të cilat u trajtuan në historitë gojore ishin tema mbi organizimin e jetës, zakonet, organizimin e fshatit, duke përfshirë këtu zakonet ekonomike e edhe marrëdhëniet tregtare brenda dhe jashtë vendit.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “Me ndihmën dhe kontributin e bashkëpunëtoreve të ndryshëm, profesorëve, studentëve, bibliotekarëve, ky botim shënon përfundimin e realizimit të projektit të rrëfimeve të 100 pleqve e plakave, dhe një fillim të ri për ndërtimin dhe zhvillimin e një projekti afatgjatë për ruajtjen e kujtesës së Kosovës”.

“Ky projekt më ndryshe dhe më gjithëpërfshirës ka mbledhur, dokumentuar, publikuar dhe po promovon historitë gojore të personave të moshuar të Kosovës, duke “zënë kështu hapin” në grumbullimin e historive jetësore të një periudhe jo-mjaftueshëm të dokumentuara, që të mos themi fare pak të dokumentuar, periudhë kjo e vuajtjes, e vetëmohimit, e flijimit të njerëzve të Kosovës” tha ministri Gashi.

Tutje ministri Gashi tha se realizimi i këtij projekti vjen edhe pas trajnimit të ekipit punues nga ligjëruesit profesionistë të fushës së historisë gojore, mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Ministri Gashi po ashtu konfirmoj se  Ministria e Kulturës do ta përkrahë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës edhe më tutje që të mbledhë dhe të ruajë rrëfimet biografike autentike të njerëzve të Kosovës, duke përzgjedhur ata që kanë çfarë të rrëfejnë për jetën e tyre, për përjetimet e tyre të ruajtura në kujtesën e tyre, si dhe këto rrëfime të botuara në shqip, të përkthen edhe në gjuhën angleze që të bëhen të qasshme edhe për përdorues të huaj.

Ai po ashtu theksoi “Sot, në mesin tonë, gjenden ata të cilëve u atribuohet rezultati i mbledhjes së 100 historive. Rrëfimtarë të historive tuaja plaka e pleq të urtë, që kanë përjetuar dhe gjëra që nuk i përthekon mendja e njeriut ju falënderojmë përulësisht që hapët dyert e zemrat tuaja për të treguar me zërin tuaj, jetën tuaj dhe atë të komunitetit, ashtu si e kujtoni dhe ashtu siç ju është treguar”.

Ne fund ministri Gashi tha se “Le të jetë ky edhe një frymëzim për krijimin e një qasjeje të përbashkët ndaj rëndësisë që i duhet kushtuar zhvillimit të historisë gojore në vend dhe zhvillimit të arkivave të historisë e identitetit tonë”.

Ndërkaq, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Bajraku falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e vazhdueshme dhe tha se “sot po botohet, botim i parë i historisë gojore të 100 pleqve dhe plakave, mbledhja dhe ruajtja e kulturës gojorë është një qytetërim modern, një hap i ri nga biblioteka kombëtare e Kosovës. Mbledhja e kujtimeve të njerëzve të moshuar ka një rëndësi për historinë e Kosovës”.