Pse duhet të konsumojmë boronicat dhe cilat janë vlerat e tyre ushqyese

Pse duhet të konsumojmë boronicat dhe cilat janë vlerat e tyre ushqyese

Antioksidantët që gjinden te boronicat, sidomos ato të egrat, janë aq  të fuqishëm sa arrijnë të neutralizojnë helmet që marrim nga radikalet e lira që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare apo tumorale.

Boronicat nuk përmbajnë yndyra dhe kanë shumë pak kalori, mirëpo janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur. Vetëm disa boronica janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojën ditore për fibra. Përpos kësaj ato janë burim i magnezit i cili konverton karbohidratet dhe yndyrnat në energji, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Të gjitha këto vlera e bëjnë boronicën frutin të cilin nuk duhet të leni pa ngrënë gjatë secilës sezonë. Më poshtë po i radhisim arsyet që e bëjnë këtë frut, njërin prej më të shëndetshmive.

Kanë pak kalori, por shumë vlera ushqyese – një kupë me boronica (148 gramë) boronica përmban fibra 24 % të nevojave ditore, vitaminë C 36 %, vitaminë K 25%, dhe magnez 25%.

Përmbajnë shumë antioksidantë – boronicat përmbajnë flavonoidë që janë përbërësi më i mirë me antioksidant.

Ulin dëmet e ADN – dëmtimi i ADN-së është arsyeja pse plakemi dhe ky dëmtim luan rol të madh në zhvillimin e sëmundjeve. Boronicat ndikojnë që të neutralizohen radikalet e lira që dëmtojnë ADN-në.

Mbrojnë kolesteroli në gjak – boronicat arrijnë të ulin oksidimin e kolesterolit që ndikon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ndihmojnë funksionimin e trurit dhe përmirësimin e kujtesës – antioksidantët që gjenden në boronica ndikojnë pozitivisht në tru dhe parandalojnë problemet lidhur me moshën. Boronicat arrijnë të vonojnë edhe plakjen e lëkurës.

Ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve urinare – boronicat përmbajnë substanca që parandalojnë veshjen e mureve të fshikëzës nga bakterie që mund të qojnë në infeksione të traktit urinar./Insajderi.com