Pse duhet t’i hani mollët jeshile me lëkurë?

Pse duhet t’i hani mollët jeshile me lëkurë?

Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por shija e tyre është pakëz më e tharbët por edhe e ëmbël në të njëjtën kohë. Mollët jeshile janë një frut i shëndetshëm që ofrojnë shumë përfitime për organizmin dhe lëkurën.

Ato janë të pasura me fibër, minerale dhe vitamina. Përfitimet që vijnë nga këto fruta janë të larmishme. Lexoni më poshtë vlerat më të rëndësishme.

Përmirësojnë tretjen

Mollët jeshile me gjithë lëkurë përmbajnë shumë fibër dhe përmirësojnë tretjen. Kur të hani mollë jeshile, hajeni me gjithë lëkurë për të marrë dyfishin e vlerave. Molla jeshile ndihmon në procesin e pastrimit dhe e mban mëlçinë të shëndetshme e të mbrojtur. Lajeni mirë para se ta hani, duke përdorur sodë buke ose uthull të tretur në ujë paraprakisht.

Kanë pak yndyra

Mollët jeshile kanë një nivel të ulët yndyrash dhe ndihmojnë për qarkullimin e gjakut në organizëm. Qarkullimi i mirë parandalon sëmundjet e zemrës. Mollët jeshile janë të pasura me vitaminë K, e dobishme kundër mpiksjes së gjakut.

Burim i pasur i vitaminës A dhe C

Mollët jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C që mbron qelizat nga radikalet e lira dhe ul rrezikun e qelizave të dëmshme. Ato gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë A, që ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.

Mollët janë të mira për kockat

Mollët jeshile janë të pasura me kalcium. Ekspertët thonë se ngrënia e një molle në ditë forcon kockat dhe dhëmbët.

Mollët kundër plakjes

Mollët jeshile kanë vlera të tjera të rëndësishme për ngadalësimin e plakjes dhe për bukurinë. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe në eliminimin e rrathëve të zinj të syve. Nëse filloni tani të konsumoni mollë rregullisht, do të shikoni një përmirësim të lëkurës në pak ditë. Nëse mollën jeshile e hani në mëngjes me stomakun bosh do të ndihmoni organizmin të kryejë funksionet më mirë. Fibra që do të merrni në fillim të ditës do të pastrojë zorrët dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Nëse e hani mollën në mëngjes do të merrni mjaftueshëm kalium për të mbajtur ritmin kardiak të qëndrueshëm gjatë ditës./Insajderi.com