Pse filmi kosovar për të drejtat homoseksuale “Martesa” shokoi vetë regjisoren kur u publikua

Revista prestigjioze për filmat Wrap Oscar ka intevistuar regjisoren Blerta Zeqiri lidhur me filmin e saj "Martesa"

Pse filmi kosovar për të drejtat homoseksuale “Martesa” shokoi vetë regjisoren kur u publikua

Revista prestigjioze për filmat Wrap Oscar ka intevistuar regjisoren Blerta Zeqiri lidhur me filmin e saj “Martesa”, një film për tolerancën, në një shoqëri intolerante.

“Martesa” është filmi i parë i regjisores fituese të shumë çmimeve për filma të shkurtër, Blerta Zeqiri. Filmi trajton një trekëndësh dashurie mes një qifti që po martohet, kur i dashuri ‘gay’  i burrit vjen në Kosovë dhe shpalos ndjenjat e shtypura.

W.O. Kur folëm në vitin 2013, na ke treguar që së bashku me bashkëshortin jeni duke shkruar një film për të drejtat e homoseksualëve në Kosovë. A është fjala për filmin e njëjtë?

B.Z. Po, na mori disa vite për ta shkruar sepse doja të bëja një film me improvizime, në mënyrën që unë punoj në filmat e shkurtër. Por askush nuk na jipte para për të punuar në atë mënyrë. Prandaj na u desht të bënim improvizimet paraprakisht. Në skenar kemi punuar për 3 vite e gjysmë; e shkruam draftin e parë, i cili nuk ishte i mirë, pastaj i morëm aktorët dhe bëmë leximin dhe improvizimin për disa dite. I xhironim dhe kur ktheheshim në shtëpi, i mbanim gjërat që na pëlqenin dhe pastaj e ndryshonim prapë skenarin. Ishte një proces i gjatë.

W.O. Pse zgjodhët ta bëni një film lidhur me këtë temë?

B.Z. Sepse nuk ishte e drejtë për mua që njerëzit nuk janë të lirë ta duan njëri-tjetrin në Kosovë. Historia filloi kur një mike e imja që ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë, e kuptoi që i shoqi ishte ‘gay’ dhe në të njëjtën kohë një mik i imi që është ‘gay’ erdhi në pikën ku ose duhej të martohej dhe të bënte atë që pritej prej tij, ose të largohej prej vendit. Për të kishte filluar të bëhej e vështirë edhe të gjente partner, sepse është e zakonshme që të gjithë të mbulohen prej të qenit të martuar. Nuk lejohej dashuria e lirë, por lejohej urrjetja. Kjo ishte pika fillestare.

W.O. Nëse ishte e vështirë të jesh haptazi ‘gay’ kur filluat ta bëni filmin, a ishte vështirë të bëhej filmi gjithashtu?

B.Z. Ne ende nuk kishim homoseksual që mund të jetonin hapur në Kosovë kur filluam realizimin e filmit,  por kishte ndodhur një ngjarje, një reviste mbante një debat lidhur me temën, e pastaj një aheng. Disa ektremista fetar dhe fansa huligan futbolli ndërhyn në ngjarje, vandalizuan vendin dhe rrahën disa njerëz. Prandaj ne duhej të ishim të kujdesshëm gjatë realizimit të filmit. Pothuajse ishim edhe ne të frikësuar.

Ne e mbajtëm temën sekret deri në kohën kur filmi u shfaq. Unë isha shumë mirënjohëse aktorëve. Mendoj që ata sakrifikuan shumë për të bërë këtë në Kosovë, sidomos Genc Salihu. Kjo është hera e parë që ai aktron, por ai është muzikant i famshëm në Kosovë dhe Shqipëri ku është anëtarë jurie i “The Voice”. Ishte diçka vërtetë e madhe që të jetë pjesë e një filmi që mund të urrehej prej të gjithëve.

W.O. Cili ishte reagimi kur u shfaq?

B.Z. Diçka krejtësisht e papritur. Ne kishim bërë shumë plane si të kujdeseshim nëse dikush do të na kërcënonte, por asgjë nuk ndodhi. Unë ende nuk e kuptoj. Biletat u shitën në dy javët e para, dhe njerzit e deshën. Ne nuk morëm asnjë kërcënim. Në fakt, morëm komente të mira prej njerëzish që nuk janë mbështetës të komunitetit LGBT.

W.O. A ju jep kjo gjë shpresë?

Definitivisht.  Kam filluar të mendoj që ndoshta lëvizjet që ndodhin në shoqëri ku njerëzit organizohen kundër dikujt ose diçkaje, gjithmonë kanë politika pas tyre. Është vështirë për njerëzit të organizohen kundër njerëzve që duan njëri tjetrin.

Por për të qenë e sinqertë, jam konfuze, sepse ne prisinin probleme.(Qesh) Kosova është një vend shumë interesant, le të themi.