Pse nuk ishte në mbledhjen e LDK-së Vjosa Osmani – Flet Isa Mustafa

Pse nuk ishte në mbledhjen e LDK-së Vjosa Osmani – Flet Isa Mustafa

Pas mbledhjes së kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në një konferencë për media, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, përveç të tjerash ka folur edhe për kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, e cila nuk ishte e ftuar në këtë mbledhje.

Ai ka thënë se ajo e ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike, dhe se është deklaruar edhe kundër mocionit edhe kundër koalicionit me AAK-në dhe NISMA-në, shkruan Insajderi.

“Zonjën Osmani nuk e përjashtojmë, ajo ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike dhe është deklaruar. Mua me ka interesuar edhe deklarimi i të tjerëve se çfarë mendojnë tjerët. Ajo se ka përjashtuar vetën  e ka dhënë qëndrimin e saj që ka qenë kundër mocionit të mosbesimit dhe deklaruar se nuk është për një koalicion të tillë”, është shprehur Mustafa.

Mustafa ka thënë se deri më tani nuk kanë emër për kryeministër akoma dhe se kur të jenë gati në marrjen e mandatit do ta sqarojnë edhe emrin në strukturat e LDK-së./ Insajderi.com

Lexo edhe:

Mustafa s’e mohon se mund të jetë kandidat për kryeministër

Pas mbledhjes së kryesisë deklarohet Isa Mustafa