
Novela e Virginia Wolf që po mbush 80 vjet këtë javë, shumë rrallë është marrë seriozisht prej studiuesve. Në qendër të librit kemi një hero që nuk moshohet dhe ndryshon seksin gjatë rrjedhës së librit, është një tregim që nevojitet të spjegohet. Spjegimi i zakonshëm është pak a shumë ky: Prej vitit 1925 deri në 1928, Woolf kishte një aferë pasionante me noveliste aristokrate, boheme dhe biseksuale Vita Sackville-Ëest.
Duke përdorur fjalët e djalit të Vitës, Nigel Nicolson, novela është “letra e dashurisë më e gjatë dhe më e bukura në historinë e literaturës, dhe karakteri i Orlandos është manifestim e jetës jokonvencionale të Sackville-Ëest’s.
Por historia e heroinës jonjerëzore me gjini të ndryshueshme, shkon përtej historisë personale. Si histori politike dhe fantazi feministe, Orlando përgatiti terrenin për kulturën e ditëve të sotme, ku kufinjtë e gjinise dhe të zhanreve janë më të lëkundshme se kurrë.
Përmes një protagonisti, i cili gjatë rrjedhës së shekujve, takon dashnorë të shumtë dhe shkruan poezi të secilit stil të mundshëm, Wolf thyen të gjitha limitet e dëshirës, kuriozitetit dhe dijes. Në të njejtën kohë, Orlando vazhdimisht përplaset me limitet e kësaj lirie, duke ekspozuar normat patriarkale me të cilat ballafaqohet edhepse është bekuar me privilegjin e pasurisë, bukurisë dhe rinisë pothuaj të përjetshme.
Wolf na fton të imagjinojmë se si është të arratisemi, dhe në të njejtën kohë, na kujton se jemi të ngujuar. Ne sot, kur flasim për një shoqëri gender-agnostike, në një botë ku tiparet mashkullore dhe femërore njihen për shkak të performancave, ose kur i eksplorojmë këto mundësi në fiksion dhe fantazi, gjendemi nën hijen e karakterit të Orlandos.
Wolf tregoi që filloi shkrimin e Orlandos si një shaka. Edhpse ajo nuk e vlerësua kurrë për humorin e saj, është e dukshme që ky është libri i saj më argëtues. Ende është mjaft i guxishëm, sidomos për llojin e letërsisë që ne e quajmë klasike. Nëse do të publikohej në kohët e sotshme, Orlando nuk do të kategorizohej si biografi, por is fantazi apo ‘science fiction’, zhanre këto në të cilat, shkrimtaret femra kanë gjetur hapërsirën për të sfiduar kufizimet e fiksionit realist dhe të vet realitetit.
Orlando të jep ndjesinë e një artefakti nga e ardhmja, një karakter që refuzon të lidhet prej konvencionve, dhe na fton të konsiderojmë mundësinë që të gjitha siguritë tona janë në fakt rastësi./vulture.com