Publikohet për herë të parë një histori e shkurtër nga Ernest Hemingway

Publikohet për herë të parë një histori e shkurtër nga Ernest Hemingway

Një letër e shkruar më 1956 nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway është botuar dje për herë të parë.  Në letër thuhet se autori kishte thënë botuesit se i kishte shkruar pesë tregime të reja të pa publikuara.

“Ato janë ndoshta historitë më të shthurura, por unë mendoj se disa prej janë shumë qesharake, gjithsesi mund t’i publikoni pasi të jem vdekur” kishte shkruar Hemingway.

Gjashtë dekada më vonë, një revistë letrare ka publikuar tregimet e shkrimtarit amerikan. Një nga ato tregime të humbura, “Një dhomë në anën e kopshtit”, është duke u publikuar për herë të parë në “The Strand Magazine” me leje nga pasuria e Hemingway.

Vendosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Një dhomë në anën e kopshtit”, mbeti e pabotuar për më shumë se gjashtë dekada.

Shkruar 62 vjet më parë, shkrimi i ka të gjitha elementet e markës së Hemingëayit. Në këtë shkrim tregohej një histori brenda Hotelit Ritz në Paris, ku një grup ushtarësh po diskutonin për luftën, poezinë dhe dashurin për pijen.

Ashtu si “Një dhomë në anën e kopshtit”, disa nga veprat klasike të Hemingëay si “Një festë e lëvizshme”, “Kopshti i Edenit” dhe “Vera e rrezikshme” u botuan edhe pas vdekjes pasi autori mori jetën e tij në moshën 61 vjeç 1961.

Së bashku me letrat e tjera të Hemingway, “Një dhomë në anën e kopshtit” është vendosur në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial John F. Kennedy në Boston. /Insajderi.com