Publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”

Publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”

Sezoni i pestë i “La Casa de Papel (Money Heist)”  tashmw wshtw gati pwr transmetim.

Episodet e reja të serialit spanjoll u vunw në dispozicion të shikuesve të Netflix ndërsa drama popullore spanjolle po përfundon.

Nuk dihet se në cilën orë do të vihet në dispozicion për ta parë në platformën ndërkombëtare të transmetimit, shkruan Express.co.uk.

Për fansat amerikanë, drama e krimit është në dispozicion nga mesnata e 3 shtatorit 2021, por kjo ky nuk ishte rasti për ata në Britani.

 

Siç është e zakonshme në bazën e të dhënave Netflix në Britani, ato zakonisht vihen në dispozicion në orën 8:00 të mëngjesit në ditën e lansimit të tyre.

Prandaj, tetë episodet e pjesës së parë të sezonit të pestë do të jenë të publikuar nga sot (e premte), 3 shtator.

“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë.

Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.

 


Seriali spanjoll është frymëzuar nga grabitësi i bankës protokoll Willie Sutton

Tematika e serialit paraqet një njeri misterioz i njohur si “Profesori” i cili po planifikon grabitjen më të madhe në histori: hyrjen në Fabrikën Kombëtare të Monedhave dhe Pullave dhe shtypjen e 2.4 miliardë eurove .

Për të realizuar këtë plan ambicioz, ai rekrutoni një ekip prej tetë personash me aftësi të caktuara dhe që nuk kanë asgjë për të humbur./Insajderi.com