“Searching For Neverland” është filmi i cili është realizuar mbi jetën e ikonës së muzikës, Michael Jackson. Tashmë është lansuar edhe traileri i këtij filmi i cili po pritet me padurim nga fansat e artistit.
{remierën e filmit do ta transmetojë televizioni ‘The made for TV’ më datë 20 maj, në rrjetin Lifetime të Amerikës, shkruan NME.
“Searching For Neverland” tregon historinë e Jackson në vitet e tij të mëvonshme nëpërmjet syve të truprojave të tij. Shkrimi është i bazuar në librin më të shitur të 2014 Remember The Time: Protecting Michael Jackson In His Final Days (Mbrojtja e Michael Jackson në ditët e tij përfundimtare).
https://youtu.be/VEynqN34Z28
Joseph Fiennes portretizon Michael Jackson në këtë film, madje fansat janë habitur me ngjashmërinë e madhe të Fiennes me Michael Jackson./KultPlus.com