Seriali shumë i shikuar i zhanrit dramë/krim në gjuhën spanjolle ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë në Netflix.
“Banda” e udhëhequr nga “Profesori” ka rrëmbyer zemrat e publikut, kjo për mënyrën sesi janë trajtuar personazhet dhe për natyrën e tyre karizmatike dhe rebele.
Tani Netflix ka bërë të ditur se sezoni i fundit i La Casa De Papel vjen në 3 dhjetor, i cili është i pestë është i fundit i këtij seriali.
“Grabitjes më të madhe në botë po i vjen fundi”, është publikuar në profilin zyrtar të serialit më të njohur të gjitha kohërave të Netflix.
Historia fokusohet në dy grabitje: Një në fabrikën e prodhimit të parave të Spanjës dhe më pas një të Bankës së Spanjës.
Gjithçka tregohet përmes këndvështrimit të një prej grabitësve, të quajtur Tokio, me grabitjet e planifikuara nga koka e grupit, drejtuesi që të gjithë e quajnë profesor./Insajderi.com