Publikohet traileri i ri i “La Casa de Papel”, paralajmërohet fund dramatik për Lisbonën

Publikohet traileri i ri i “La Casa de Papel”, paralajmërohet fund dramatik për Lisbonën

Tashmë është publikuar traileri më i ri i serialit të njohur spanjoll “La Casa de Papel”.

Sezoni i pestë, pjesa e dytë e “La Casa de Papel” do të nis transmetimin më 3 dhjetor pas pjesës së para, e cila është publikuar me 3 shtator.

Në trailerin e publikuar në YouTube nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga policia.

“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.

La Casa De Papel

Seriali spanjoll është frymëzuar nga grabitësi i bankës protokoll, Willie Sutton.

Tematika e serialit paraqet një njeri misterioz i njohur si “Profesori” i cili po planifikon grabitjen më të madhe në histori: hyrjen në Fabrikën Kombëtare të Monedhave dhe Pullave dhe shtypjen e 2.4 miliardë eurove .

Për të realizuar këtë plan ambicioz, ai rekrutoni një ekip prej tetë personash me aftësi të caktuara dhe që nuk kanë asgjë për të humbur./SHQIP.com