Janë djegur mbi 300 mijë libra këtë javë në Turqi, për shkak të ndikimit të grushtit të shtetit që Fetullah Gyleni ka krijuar në vendin e tij. Edhe minsitri i arsimit ka r�" />

Qeveria turke ka shkatërruar mbi 300 mijë libra

Qeveria turke ka shkatërruar mbi 300 mijë libra

Janë djegur mbi 300 mijë libra këtë javë në Turqi, për shkak të ndikimit të grushtit të shtetit që Fetullah Gyleni ka krijuar në vendin e tij. Edhe minsitri i arsimit ka rënë dakort për këtë nisëm në mënyrë që të shfaroset çdo gjë që ka lidhje me klerikun mysliman.

Javën e kaluar janë shkatërruar mbi 300.000 libra në çdo shkollë apo bibliotekë të Turqisë.

Sipas artikullit të “Theguardian”, thuhet se ky shkatërrim është bërë për të shfarosur gjithçka që kishte lidhje me Fetullah Gylenin, i cili akuzohet për krijimin e një grushti shteti.

Librat e shkatërruar së pari janë publikuar nga gazeta “Hurriyet” , ku dukeshin qartë se ishin djegur.

Thuhet që janë mbledhur një grup gazetarësh në vend që po mundohen të jenë zëri i popullit që po vuan nën regjimin e grushtit të shtetit.

Para tre vitesh në Turqi u ndaluan  blerja dhe përdorimi i librit të matematikës pasi në përmbajtje të tij kishte inicialet e Fetullah Gylenit.

Edhe ministri i  arsimit, Ziya Selçuk ka deklaruar se po ndërmerret kjo masë në mbrojtje të qyetetarëve turq, në mënyrë që të zhdukin çdo gjë që lidhet me Fethullah Gylenin.

Gyleni që akuzohet për nxitje të puçit të shtetit, gjendet në Amerikë dhe kundërshton çdo akuzë që është hedhur ndaj tij .

Gjithashtu çdo rrugë në Turqi që mbante emrin e Gylenit, është ndryshuar.