Rama uron ditën e Evropës me këngën e Linda Halimit

Rama uron ditën e Evropës me këngën e Linda Halimit

Me rastin e ditës së Evropës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar me këngën e këngëtares kosovare Lindita Halimi e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj gëzuar Ditën e Evropës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision 2017”.

Lindita Halimi sot do të ngjitet në skenën e Eurovizionit në gjysmëfinalen e parë të kësaj gare me këngën e saj “World” dhe Rama ka kërkuar që ta mbështesin atë.

“Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në facebook.

Eurovizioni do të fillojë sonte dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga Lindita Halimi. /Insajderi.com