Ramë Lahaj do të luajë në teatrin Rus

Ramë Lahaj do të luajë në teatrin Rus

Tenori shqiptarë Ramë Lahaj gjatë këtij viti, në muajin nëntor do të luaj një shfaqje në teatrin rus.

Ai do të luaj në teatrin e kryeqytetit rus “Bolshoi”,  në rolin e Alfredo Germontit në “La Traviata” me dirigjent Togan Sokhiev, ka njoftuar Lahaj në një postim në Facebook, raporton Insajderi.

Ndër tjerash ai ka lajmëruar se edhe në korrik të vitit 2018 do të ketë një shfaqje tjetër, ku do të luaj rolin e Rodolfos në “La Boheme”. /Insajderi.com

rame-lahaj