Ramë Lahaj do të performojë përkrah tenorit të njohur

Ramë Lahaj do të performojë përkrah tenorit të njohur

Tenori i mirënjohur shqiptar Ramë Lahaj, është në përgatitje të një koncerti të madh ku do të luaj bashkë me tenorin legjendar Placido Domingo, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lahaj, i cili edhe ka publikuar një video teksa shihen gjatë provave me të madhin Domingo. Në rrjetin social Facebook, Ramë Lahaj, poashtu ka shkruar se është shumë i nderuar që ka një shans të tillë për të kënduar së bashku me Domingon.

“Në prova me tenorin legjendar Placido Domingo, jam aq i nderuar që do të kem një shans për të kënduar së bashku me të. Zoti të bekoftë Maestro!”, ka shkruar Ramë Lahaj.