Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar opinion e gjerë për punën që e ka" />

Reagon Instituti i Shëndetit Publik: Po punohet me 112 orë në javë dhe me 500 orë në muaj

Reagon Instituti i Shëndetit Publik: Po punohet me 112 orë në javë dhe me 500 orë në muaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar opinion e gjerë për punën që e ka bërë këto ditë, pas kritikave që kanë shkruar në drejtim të tyre.

“Për hirë të transparencës së plotë të opinionit, laboratorët e Institutit Kombëtar po punojnë me kapacitet të plotë në përputhje me burimet njerëzore, kapacitetet laboratorike duke u bazuar në indikacionet epidemiologjike dhe planifikimin e rregullt në përcjellje të situatës aktuale epidemiologjike”.

“Në bazë të protokolleve të OBSH secili person i cili konsiderohet i dyshimtë në COVID-19, me shenja dhe simptoma të sëmundjes si dhe në bazë të vlerësimit të riskut ka qenë në kontakt të afërt me personin me COVID-19 pozitiv vazhdon të testohet në Klinikën Infektive, në QKMF në Prishtinë, në Institutet Rajonale sipas nevojave të terrenit edhe me ekipet mobile të Departamentit të Mikrobiologjisë”.

“Epidemiologët dhe mikrobiologët në hallkën e zbatimit të këtyre protokolove kanë rolin kyq në gjurmimin “agresiv” të rasteve, në hulumtim e mbikëqyrje të rasteve e kontakteve me COVID-19. Metodat specifike të detektimit, hulumtimit e gjurmimit epidemiologjik, e bëjnë angazhimin e tyre gjatë pandemisë të pazëvendësueshëm duke mos i lënë asgjë befasisë për aq sa është në diturinë dhe shkathtësitë e tyre në “gjurmimin” e të gjitha rasteve”.

“Për çdo rast që referohet si i dyshimtë në COVID-19 nga Klinika Infektive, Klinikat e tjera të QKUK, spitalet rajonale, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe rastet që raportohen nga terreni, menjëherë inicohet hulumtimi i rastit dhe gjurmimi i kontakteve”.

Instituti ka treguar edhe sa raste janë testuar deri sot, dhe sa orë kanë punuar.

“Deri sot janë gjurmuar dhe identifikuar 449 raste pozitive, 3915 raste të dyshimta, 5.448 kontakte, mbi 500 persona në karantinë dhe hyrjet në pikat kufitare, duke mos ngecur asnjë proces pune me kaq profesionistë sa kemi, falë gatishmërisë së tyre për të punuar pa ndalur, duke mbuluar gjithë territorin e vendit. Të gjithë personat me indikacione epidemiologjike dhe ata të dyshimtë në COVID-19 janë testuar dhe asnjë nuk ka mbetur pa u testuar, përkundër vështirësive të ndryshme jo vetëm për vendin tonë, por që janë të njëjta edhe me vendet e rajonit dhe të Evropës”.

“Që nga fillimi i gjendjes me pandeminë COVID-19 personeli i laboratorit është duke punuar shtatë ditë në javë, pa ndonjë orar të caktuar me afro 16 orë në ditë çdonjëri në mesatare nga 112 orë në javë e me 500 orë në muaj”.

Më poshtë njoftimi i plotë: