Recetë për pregatitjen e qofteve të shtëpisë

Recetë për pregatitjen e qofteve të shtëpisë

Kohët e fundit secilën herë e më shumë jemi duke u vetëdijësuar lidhur me benefitet e pregatitjes së ushqimeve në shtëpi, e sidomos mishit, i cili nëse nuk është i pregatitur si duhet mund të jetë edhe helmues.

Insajderi sjell për ju recetën më të shijshme të qofteve të shtëpisë.

Përgatitja e Qofteve të Shtëpisë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

300-400 gr mish i grirë

2 kokrra qepë

2 feta bukë

1 kokërr vezë

4-5 lugë gjelle miell

3-4 thelpinj hudhra

Vaj

Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja

Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë  mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokër are.

I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët.

Nëse preferoni,  mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.

Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe  luereni në zjarr derisa salca të jetë gati.

Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri./Insajderi.com