Recetë për pregatitjen e reçelit të kumbullave

Recetë për pregatitjen e reçelit të kumbullave

Stina e vjeshtës vjen me një llojllojshmëri të madhe të frutave dhe perimeve, të cilat në forma të ndryshme mund të ruhen dhe të bëhen gati për t’u konsumuar gjatë dimrit, një periudhë shumë e varfër nga ky aspekt.

Kumbullat janë prej frutave të kësaj stine që gjejnë përdorim në forma të ndryshme të recetave, qoftë si reçel, xhem, pistil apo kompot.

Po sjellim për ju një recetë shumë të lehtë për reçel me kumbulla, i cili do të ju lë mbresa për shijen e mirë.

Përbërësit:

2kg kumbulla, ½ kg sheqer, 1 maje luge të mesme sodë buke dhe ujë.

Pregatitja:

Lahen kumbullat, ndahen në mes, kontrollohen për krimba dhe ju heqen farat.

Vendosen në një tenxhere të thellë që të ketë hapsirë gjatë zierjes. Hedhim shqerin dhe i lëmë të rrinë për 3 ose 4 orë.

I hedhim edhe 300 mililitra ujë dhe i lëmë të vlojnë në zjarr të ngadaltë. Gjatë zierjes, rrimë afër dhe i përziejmë gjatë gjithë kohës që të mos ngjitën.

I lëmë  të ziejnë për një kohë dhe hedhim sodën e bukës, e cila ndihmon që reçeli të mos thartohet për një kohë më të gjatë./Insajderi.com