Recitali i padëgjuar i Vaçe Zelës, çfarë ndodhi në Zvicër në vitin 1992

Recitali i padëgjuar i Vaçe Zelës, çfarë ndodhi në Zvicër në vitin 1992

Të afërm të këngëtares së madhe kanë treguar se recitali në Zvicër mbajtur në 12.12.92, ishte një hakmarrje për atë që ajo nuk e bëri dot kurrë në vendin saj, pasi e nxorën në pension shumë shpjet dhe ajo e kishte brengë.

Ja cfarë tregon Fatmir Mneri:

E konsideroj si një lloj hakmarrje për atë që e larguan forcërisht nga skena, si një zjarr që vlonte përbrenda se ka zgjatur jo pak, flasim minimalisht për 8 apo 9 vjet pa skenën, që i mungonte ajo që e quajmë strëvitja, dalja në skenë, marrëdhënia me publikun që ishte shumë e rrallë.

Pas viteve 90 ka qenë në modë që shumë nga këngëtarët shqiptarët, kur shkonin jashtë vendit e më shumë në Zvicër se ishte populluar me shtetas të Kosovës, për mallin per vendin etj. U ndertua nje grup vertete profesionist ne ate kohe, drejtues formacioni ishte Alqi Kareco, në kitarë ishte Francesk Radi, në kitarë bas ishte Bled Sejko, recitonte Margarita Xhepa, violinist ishte Ibrahim Madhi.

Në atë mjerimin që si u ndodha unë, në mjerimin e anës së instrumenteve dhe fonisë, une isha me fatlumi. Ne ate kohe une isha drejtori i pallatit të kulturës Studenti, në prag të ’90 pas ambasadave patëm furnizim në pallat dhe isha i lumtur se kisha foni ne kete koncert. Ajo këndonte 15 këngë.

Dhe në mes kishte ose një këngë me cifteli ose recitim të Margaria Xhepës dhe aty mbyllej gjithcka.

Unë jam injorant i muzikës dhe Kareco donte t’i bënte nje lloj lëshimi, per nje nga kenget me potente qe kishte, t’ja ulte gjysmë toni, por ajo nuk pranonte: Jo aty ku e kam kënduar, nuk bente kompromis, nje gje qe e pelqente donte ta kendonte se s’ben, pavaresisht kostos ne publik.