Reka e Allagës – Rugovë, një vend që bashkon tri pika kufitare shtetërore

Reka e Allagës – Rugovë, një vend që bashkon tri pika kufitare shtetërore

I vendosur në  mes të Bjeshkëve të Rugovës, Reka e Allagës mbetet vendi më i vizituar nga turistët e huaj. Një vend që bashkon tri pika kufitare shtetërore: Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Është njëri nga vendet  që përmbush kënaqësinë shpirtërore.

Me një lartësi prej 1400 metra  e që ndodhet në kilometrin e 15-të përgjatë rrugës Pejë-Rugovë.

Bukuritë që ka ky vend është bë pikësynim për shumë  turistë të huaj.

Reka e Allagës është fshati më i madh në Rugovë. Me të ngjitur në këtë vend sheh gjërat më të bukura  që ky vend i ka ruajtur por natyra mbetet ajo më e veçanta. Për të shijuar çdo cep të këtij vendi, rrugën duhet ta marrësh në këmbë.

Shumë turistë të huaj kanë mundësi t’i njohin bukuritë shqiptare dhe kulturën tradicionale.

Shumë vizitor nga vende të huaja e gjithashtu edhe vendasit  zgjedhin Bjeshkët e Rugovës për të bërë ecje, ndërsa  ‘Reka e Allagës’  mbetet vendi që bëjnë pushimin e parë.

Një pushimin i shkurtër por që mbetet gjatë në mendje. Ushqimet që ofrohen këtu të gjitha janë  të  përgatitura vet.

E zonja e kësaj shtëpie Fetije Nikçi , për Insajderin thotë se një ditë e zakonshme në Bjeshkët e Rugovës për të janë vizitorët.

“Ne zgjohemi në ora 05:00 të mëngjesit atu edhe fillon puna jonë, unë më së shumti kujdesem për ushqimin që vizitorët mund të shërbehen këtu”, thotë ajo.

Ndërsa personi i parë që u hapi dyert turistëve të huaj është Mustafë Nikçi.  Nikçi thotë  se tani sezoni i verës është e mbushur me turistët e huaj.

Mustafa thotë se ushqimet tradicionale janë ato që tërheqin më shumë vizitorët. Qëndrimi  për një natë në këtë vend është 30 euro.

Kohë më parë ky vend s’kishte asgjë por tani ai është shndërruar në një prej vendeve  më të vizituara.

Për më shumë detaje shihni videon më poshtë: