
Me një kast ku mes tjerësh luan i famshmi Jason Momoa, Amber Heard, Nicole Kidman dhe Williem Dafoe, Aquaman është një film që premton shumë dhe ka arritur të ngjall entuziazëm prej audiencës.
Jason Momoa dhe trupi i tij fantastik me të cilin jemi njohur shkurt gjatë Game of Thronës është vetëm një prej arsyeve të mrekullueshme për të parë këtë film apo edhe për të filluar një “new year resolution” në palestër.
Edhpse shumë kritikë e kanë cilësuar si zhgënjim, Aquaman nuk është filmi që do të ju mbet në mendje gjatë, por është një argëtim i duhur për nëtët e dimrit. Posteri i filmit na e shfaq Momoan me sytë të lyer me makiazh të zi përderisa në dorë mban tridentin, simbolin e përëndisë së ujit. Duke mos harruar faktin se aktori me prejardhje është gjysmë Haëaiian, ai vërtetë i ngjan një përëndie a titani, duke na bërë të përhumbemi me vetëdëshirë në një realitet magjik.
Aquaman është filmi mbi heroin që nuk do të bëhet hero, është një film mbi fatin prej të cilit nuk mund të ikësh edhe nëse je përëndi. Aquaman përpiqet të ikë prej asaj që i duhet pashmangshëm të bëhet, por i duhet të luftojë kundër forcave të errëta që rrezikojnë tokën dhe detin. Është ideja e fatit “të pafat” karshi të cilit njerëzit janë aq të vegjël.
Aquaman është film i mbështetur në një mit të vjetër po aq sa edhe njerëzimi. Ideja e qytetit të humbur të Atlanditës na vjen prej Homerit e shkrimtarëve antikë por vazhdon të preokupojë mendjen e artistëve dhe të pritet me të njejtin entuziazëm prej masës edhe mijëra vite më vonë.