Rikthehet pas 20 vitesh seriali “The Fresh Prince of Bel Air”

Rikthehet pas 20 vitesh seriali “The Fresh Prince of Bel Air”

Bashkëpunëtori muzikor i Will Smith, Dj Jazzy Jeff, në serialin “The Fresh Prince Of Bel Air” ka lënë të kuptohet se është aktorët janë duke punuar për një ribashkim të këtij seriali.

Ka 20 vjet pasi që ky serial ikonik është ndalur së transmetuari.

Katër muaj pasi aktori Alfonso Ribeiro, që ka luajtur rolin e Carter, postoi në Instagram një ribashkim të stafit.

Jeff në një intervistë për gazetën The Sun: “Ka pasur bisedime me njerëz për të realizuar diçka. Mendoj se kjo do të jetë shumë gjë e mirë dhe të kujtojmë kohërat e mira”.

Jeff foli dhe për një ribashkim muzikor me yllin e emisionit, Smith, të cilën do e performojë më 27 gusht.

“Është një kohë e gjatë që pritet dhe unë për këtë po punoj”, kishte thënë Jeff. /Insajderi.com