Rikthimi i “House of Cards” e bënë Donald Trump-in të zverdhet

Rikthimi i “House of Cards” e bënë Donald Trump-in të zverdhet

Trailer-i i parë për këtë sezon u transmetua në mënyrë provokative në ditën e inaugurimit të tij, ndërsa në mbrëmjen që Trump shkarkoi Comeyn, në llogarinë në Twitter të “House of Cards” shkruhej: “Kur je mish i freskët, vrit dhe hidhu të tjerëve diçka më të freskët”

“Ne kemi takuar njerëz që mund të kalojnë kollaj, nga të qënit fjalimshkrues, në skenaristë, në ekspertë. Trump mund të jetë produkti më i fundit i kësaj”.

Kjo na shpie në një mendim të frikshëm: ndoshta nuk janë politikanët në jetën reale që ndikojnë tek personazhet e serialeve televizive, por është e anasjellta.

Një herë, Kevin Spacey i tha me shaka Stephen Colbertit, në lidhje me monologjet e famshme tek “House of Cards”: “Kur i flas drejtpërdrejt kamerës, unë i drejtohem vetëm një personi, dhe ai është Donald Trump”. Me sa duket, Trump ka mbajtur shënime

Frank Pugliese dhe Melissa James Gibson, producentët e serisë shumë të suksesshme televizive “House of Cards”, ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë, kur dëgjuan se Donald Trump kishte fituar zgjedhjet presidenciale.

Jo Shtëpinë e Bardhë e vërtetë, por një version të imituar në sheshxhirimin e Marylandit të serialit të Netflix, ku po zhvilloheshin xhirimet për sezonin e pestë, që do të fillojë të martën.

“Është shumë realiste,” thotë Pugliese. “Duket si Shtëpia e Bardhë e vërtetë. Pra, ne po ecnim nëpër sallat e Shtëpisë së Bardhë, kur kuptuam se Trump sapo kishte fituar. Ishte pak makabre”.

Makabre? Kjo, e thënë nga një njeri që drejton një seri televizive në lidhje me një president – Frank Underwood, që luhet me vrull demoniak nga Kevin Spacey – i cili ka vrarë, zhvatur dhe, në finalen e sezonit të fundit, la të vritet një njeri i pafajshëm nga terroristët xhihadistë, direkt në televizion kombëtar, për të fituar kapital politik.

Megjithatë, Pugliese mendon se ideja e Trump në postine presidentit është makabre.

Kur jeta reale është më shqetësuese sesa trillimi, çfarë mund të bëjnë rrëfimtarët? A janë të ndëshkuar ata nga Trump?