Pasi heroi kombëtar, Skënderbeu, vdiq në vitin 1468, gruas së tij, Donika Kastrioti, iu desh të arratisej, së pari në Napoli të Italisë dhe pastaj në Valencia të Spanjës. Ky është rrëfimi për jetën dhe vdekjen e saj në mërgim.
Donika, një grua fisnike shqiptare, e martuar për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dhe rrjedhimisht princeshë e Shqipërisë, u varros në manastirin e Valencias.
Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu, ka qenë fisnik shqiptar dhe komandant ushtarak. Si lider i rebelimit kundër perandorisë Osmane, ai konsiderohet hero kombëtar. Skënderbeu vdiq në vitin 1468 nga një sëmundje, përderisa Shqipëria ishte ende nën sundimin osman.
Aleati i Skënderbeut, mbreti Ferdinand i Napolit, ofroi mbrojtje nga osmanët për të venë e tij Donikën.
Donika si shumë liderë të njohur shqiptarë, mërguan si refugjatë në mbretërinë e Napolit.
Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, Donikës iu desh të kërkojë strehim në Napoli. Atje ajo kishte një shoqëri të afërt me gruan e dytë të mbretit Ferdinandi I të Napolit, Juana of Aragon, dhe motrën e Ferdinandit të quajtur “Katolikja”.
Ajo jetoi aty për disa vite, ku u vlerësua shumë. Pas fillimit të luftërave italiane në vitin 1494, Donikës iu desh të largohej nga Napoli dhe të kërkonte strehim në Valencia.
Donika kishte shkuar në Valencia rreth vitit 1501. Ajo arriti aty së bashku me një djalë 15-vjeçar të quajtur Alonso Kastrioti, i cili mund të ketë qenë nipi i saj.
Donika gjeti strehim në Valencia dhe jetoi në pallatin mbretëror. Donika kishte një shoqëri me mbretëreshën e Aragonit që nga koha e tyre në Napoli, gjë që i mundësoi asaj të jetonte në pallatin mbretëror.
Gruaja e Gjergj Kastriotit, Donika, vdiq në Valencia dhe duhet të jetë ende e varrosur në manastirin mbretëror të Valencias.
Ikona e cila ka qenë mbi varrin e saj, u ka mbijetuar të gjitha vështirësive: luftërave, grabitjeve dhe nëpër secilin moment të humbjes së mundshme që ka ndodhur në manastir përgjatë shekujve. Kjo ikonë ende ekziston. Është e mbuluar nga një pikturë më moderne, por ekziston.
Ndërsa djali i ri i cili supozohet të ketë qenë nipi i Donikës, Alonso Kastrioti, kishte vdekur një vend të afërt me manastirin e Valencias, në urën e Trinitit.
Sipas disa historianëve, ai ka vdekur nga një përleshje përmes një goditjeje me një gurë. Sipas disa të tjerëve, ai ka vdekur përmes një goditjeje me shpatë në një luftë kalorësish.
Sidoçoftë, edhe djali ishte varrosur në manastirin mbretëror.
Valencia, në shekullin e 15-të, po jetonte në periudhë madhështie, në të cilën njihej si një qytet jashtëzakonisht kosmopolitan.
Në këtë vend jetonin një popullsi e madhe nga Evropa Qendrore, Gjermania, Flamanë, Evropa Veriore dhe shumë italianë. Ishte një qytet me ekonomi të fuqishme, dhe kishte rëndësi të madhe politike.
Juana e Aragonit, mbretëresha e Napolit, urdhëroi në testamentin e saj që eshtrat e Donikës dhe ikona që i përkiste asaj të i ktheheshin Napolit, por dëshirat e saj nuk u plotësuan asnjëherë.
Rrëfimi për jetën dhe vdekjen e Donika Kastriotit u bë nga profesori i historisë dhe artit në Universitetin e Valenciës, Daniel Benito Goerlich. Ai ka punuar në tezën e tij të historisë në manastirin e shenjtë të Valenciës.
Teksti është nxjerrë nga Balkan Insight.
The Untold Story: Skanderbeg’s Wife’s Life and Death in Exile
FROM THE ARCHIVES | After Albania's national hero Skanderbeg died in 1468, his wife, Donika Castriot, had to flee, first to Naples in Italy and then again to Valencia in Spain. This is the story of her life and death in exile.
Posted by Balkan Insight on Monday, 26 June 2017