
Ministri i kulturës Kujtim Gashi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka informuar që krijuesve dhe performuesve të kulturës, si dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore do të ju rriten pagat me 50 përqind.
Ja se çfarë shkruan në deklaratë:
“Nga sot, krijuesit dhe performuesit e kulturës si dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore morën pagat e tyre me rritje prej 50%.
Solemnisht, punonjësve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë ua dorëzova kontratat e reja të punës, sipas rregullores së re e cila parasheh rritjen e pagave për këto kategori.
Urime për të gjithë krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore! KG”