Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosjen me 203 mijë e 052 vota apo 25,49 për qind.
Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë edhe në komunën e Lutfi Hazirit, me plotë 17 mijë e 864 vota apo 39,75%.
Insajderi ka mësuar se si kanë votuar gjilanasit për dy përfaqësuesit e tyre të Vetëvendosjes nga kjo komunën, Ismajl dhe Sami Kurteshin.
Ismajl Kurteshi ka arritur të marrë 2 mijë e 836 vota nga bashkëvendësit e tij kurse Sami Kurteshi ka marrë 1 mijë e 394 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës në komunën e Gjilanit u radhite e dyta me 12 mijë e 217 vota. /Insajderi.com