fbpx

Sapo u zgjodh kryetar i PDK-së në Gjilan, shkarkohet edhe Qemajl Mustafa

Sapo u zgjodh kryetar i PDK-së në Gjilan, shkarkohet edhe Qemajl Mustafa

As dy muaj pasi u rizgjodh kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa është shkrakuar sot nga kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Veseli sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media, vendosi t’i largojë nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara.

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa kishte marrë 197 vota në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Gjilan.

VIDEO:

Pardje ka dështuar seanca ndaj Mustafës dhe 38 të akuzuarve tjerë të cilët ngarkohen me vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Sipas aktakuzës, Mustafa dhe të tjerët, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Vendimi i Veselit e ka lënë pa punë në PDK edhe ish-kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun, ministrin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn, zëvendësministrin e Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun, dhe vetë këshilltarin e Veslit, Nijazi Kryeziun. /Insajderi.com