Duke fillur nga 5 janari i vitit 2020, në ekranin e Top Channel starton seriali i famshëm “Peaky Blinders”. Ky është një serial televiziv britanike, i kategorisë së dramës dhe krimit, të krijuar nga Steven Knight.
Seriali është vendosur kryesisht në Birmingham, Angli, dhe pasqyron terrorin e familjes së krimit, Shelby, gjatë Luftës së Parë Botërore.
“Peaky Blinders,” drama kriminale që tregon historinë e një familjeje mafioze midis luftërave botërore, u kthye në një hit të padiskutueshëm për BBC dhe Netflix.
Ndërkohë pjesë e kastit janë yjet si Cillian Murphy, Helen McCrory, Paul Anderson, Sophie Rundle, Finn Cole, Tom Hardy, Natasha O’Keeffe, Kate Phillips e shumë të tjerë.
Gjithashtu “Peaky Blinders” ka marrë deri tani edhe katër çmime si “British Academy Television Craft Award” për “Best Director – Fiction”, “British Academy Television Craft Award” për “Best Photography And Lighting”, “British Academy Television Award” për “Best Drama Series” dhe “National Television Award” për “Most Popular Drama”.
Nga ana tjetër, Steven Knight është shprehur më herët se do të duhen shtatë sezone në total që të përfundojë të gjithë tregimin.
Me këtë super serial, Top Channel pritet kapë majat e audiencës që në nisje të vitit të ri, 2020.
Sezoni i parë:
Pas Luftës së Madhe në 1919, ushtarët e kthyer dhe bandat kriminale po luftojnë që të mbijetojnë në një komb të tronditur nga trazirat ekonomike.
Një nga bandat më të fuqishme të kohës është pikërisht “Peaky Blinders”, e udhëhequr nga Thomas Shelby dhe familja e tij. Por duket se Thomas ka ambicie më të mëdha. Ai arrin që të përvetësojë një dërgesë arme nga fabrika lokale e armëve dhe ta përdorë në avantazhin e tij.
Halla e tij, Polly nuk pajtohet me të dhe i kërkon që t’i kthejë armët, por Thomas mendon që nuk është gjëja e duhur. Nga ana tjetër është inspekori, Chester Campbell, i cili është gjithnjë në përpjeke për të hequr Britaninë nga krimi.