Seriali që çmendi të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë gjatë viteve 2000, zyrtarisht do të rikthehet në ekran!!!
Bëhet fjalë për “Gossip Girl”, që do të ribëhet nga HBO Max dhe kjo është gjithçka që duhet të dini në lidhje me këtë lajm fantastik, sidmos për fansat e Chuck Bass dhe Blair Waldorf.
Thashethemet për risjelljen në ekran të shfaqjes televizive kanë nisur që në muajin shkurt. Më saktë që në ndarjen e cmimeve për “Television Critics Association”, ku producenti dhe presidenti i HBO, Mark Pedowits tha se ekzistonte një mundësi që “Gossip Girl” të rikthehej.
Për cast-in e aktorëve nuk dihet ende asgjë. Por edhe pse fakti që seriali do të fillojë xhirimet shumë shpejt i ka bërë të lumtur shumë fansa, jo të gjithë janë dakord me këtë lajm. Pas episodit final, aktori protagonist Penn Badgley tha se fundi nuk kishte asnjë lloj kuptimi dhe ishte zhgënjyer nga seriali.
Por aktori Chase Crawford është gati të kthehet në botën e elitës së Manhatan-it, për sa kohë që seriali do rishkruhet në mënyrën e duhur. Për të, do të jetë e çuditshme ta shohë veten në të 30-tat të luajë në “Gossip Girl”, por ai është i hapur për mundësinë.
Leighton Meester, aktorja që luan Blaire është shprehur se askush nuk e ka pyetur nëse do të jetë pjesë e këtij projekti, megjithatë siç ka thënë në shumë intervista nuk do të refuzonte menjëherë, pra është gati të dëgjojë ofertën.
Do të ketë të paktën 10 episode, secili do të jetë nga 1 orë i gjatë. Dhe historia do të përfshijë adoleshentët dhe të rinjtë e botës së sotme, pra me median sociale totalisht të përfshirë dhe me ndryshimet që kanë ndodhur në New York përgjatë viteve.
Data se kur do të rikthehet në ekran, pra kur do të transmetohet ende nuk është publikuar.