Sërish tërmet i fuqishëm, magnituda 5.4 i shkallës rihter

Të tjera goditja të fuqishme tërmeti vazhdojnë të godasin Shqipërinë, por të ndjehen edhe në Kosovë.

Sërish tërmet i fuqishëm, magnituda 5.4 i shkallës rihter

Në ora 7:10 është regjistruar një tjetër tërmet i magnitudës 6 i shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Ndryshe, prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në dëme materiale.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me mbi 10 tërmete të tjera, ku njëri ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

Në Shqipëri, stuata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar. Po në këtë zonë raportohet se ka patur edhe një viktimë.