Shatri-Berisha: Nuk isha në ndejën e mbrëmshme, Shaban Ramaj nuk është truproja im

Shatri-Berisha: Nuk isha në ndejën e mbrëmshme, Shaban Ramaj nuk është truproja im

Kryetja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, ka folur për plagosjen e punonjësit të Telekomit mbrëmë në një kafeteri në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Shatri-Berisha ka thënë se Ramaj nuk është truproje as shofer i saj ndërsa ka shtuar se nuk ka njohuri për rastin në fjalë.

“Por në asnjë moment rasti në fjalë nuk ndërlidhet me punën në Telekomin e Kosovës. Unë si drejtoresh e Bordit të Drejtorëve të Telekomit distancohem nga çdo veprim dhe tentim që të ndërlidhet dhe përflitet emri im me këtë rast sikur kërkoj hetime nga organet e rendit dhe kujdes nga media që mos të përmendem për diçka që aspak nuk ka të bëjë me mua dhe punën time në Telekomin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Mbrëmë Shaban Ramaj, është plagosur në një kafeteri në Prishtinë. Insajderi ka raportuar se i njëjti është mik i deputetit të AAK-së, Bekë Berishës./Insajderi.com/

Policia jep detaje për plagosjen e mikut të deputetit të AAK-së

“Zënkë mes të rinjve”, policia tenton ta mashtrojë publikun për rrahjen në ndejën e shefave të Telekomit