Shfaqja “Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë” me autore Oriana Fallaci premierë në Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Shfaqja “Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë” me autore Oriana Fallaci premierë në Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Shfaqja “Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë” me autore Oriana Fallaci vjen këto ditë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Premiera në datën 19 janar është punuar për në skenën teatrore nga Ina Gjonçi dhe Endri Çela. Kjo pjesë që vjen premierë do të interpretohet në skenë nga aktorja e njohur Ina Gjonçi.

Këto ditë janari aktorja po zhvillon provat për të sjellë premierën në skenë, që do të vijojë dhe net të tjera për publikun të shfaqet pas datave 19 dhe 20 janar në sallën Goethe të TKES.

Pak ditë para premierës aktorja Ina Gjonçi tregon se pse e zgjodhi këtë vepër, që sipas saj nis dhe nga një njeri i drejtpërdrejtë. “E kam punuar edhe për të qenë pjesë e Akademisë së Arteve ndaj atëherë më solli fat. Uroj dhe tani. Çfarë më ka ngacmuar? Fallacin përgjithësisht e urrejnë. E urrejnë edhe në vendlindjen e saj Itali, aq sa u largua e jetoi në Amerike. E urrejnë aq sa i uronin kancerin nga i cili edhe vdiq. E urrejnë edhe pse parashikoi çfarë do ndodhte me Islamin sot. E meqenëse unë, njerëzit e drejtpërdrejtë i dua, ja …u puqa me të”, tregon aktorja.