Shfaqja “Shkumsi” përmbyllë programin e TKK-së për këtë vit

Shfaqja “Shkumsi” përmbyllë programin e TKK-së për këtë vit

Më 30 dhjetor 2018 (ditë e diel), me fillim nga ora 20:00, në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të ngjitet shfaqja eksperimentale “Shkumësi” nga regjisori dhe dramaturgu Naser Shatrolli.

Shfaqja sjellë historinë e një të riu me emrin Shkums i cili ua vendos vijat kufitare dhunshëm qytetarëve kudo dhe kurdo. Gravon dorën e fortë në secilën derë. Ushtron dhunë në emër të lirisë. Shpall vetveten invalid dhe me para e blen librezën e invalidit të luftës. I vë vetvetes epitetin ligj, sillet si njeri që bën ligjin, premton se do ta bashkojë qytetin e ndarë.

Pas orës tete te mengjesit jemi mysafir ne TV. 21 drejtperdrejte, shpalosim detaje rreth shfaqjes dhe permbylljes kalendarike teatrore!

Posted by Naser Shatrolli on Thursday, 27 December 2018

Shfaqja është punuar në bazë të formatit të teatrit të absurdit, me përplot dromca komike dhe ironike.

Rezervimin e biletave, për ta parë këtë shfaqje në prag të fundvitit, mund ta bëni në këtë numër të telefonit: 044 430 693.