Shkencëtarët janë duke punuar në krijimin e një vaksine kundër virusit kinez

Shkencëtarët janë duke punuar në krijimin e një vaksine kundër virusit kinez

Shkencëtarët nga ShBA-ja janë duke punuar ne krijimin e një vaksine kundër coronovirusit, i cili ka lënë të vdekur 17 persona dhe ka prekur 500 të tjerë.

Ky virus i ngjashëm me virusin, që e shkakton pneumoninë apo infeksionet e tjera ta mushkërive, ka filluar të përhapet edhe në vende të tjera si Meksikë, Kolumbi dhe Australi.

Coronovirusi i takon familjes së njëjtë me SARS, virus ky i përhapur në vitin 2003 në Kinë, që ka lënë të vdekur 774 njerëz në tërë botën.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e tij, shkencëtarët janë duke punuar në gjetjen dhe krijimin e një vaksine efektive kundër coronovirusit. Mirëpo ata tregojnë se krijimi dhe shpërndarja e kësaj vaksine mund të marrë vite.