Një shkollë katolike i ka ndaluar librat e njohur të Harry Potter nga bibliotekat e saj për arsye ‘sigurie’.
Arsyeja që kanë dhënë përfaqësuesit e shkollës është: këta libra mund të krijojnë shpirtra të këqij.
Shumë prej jush mund të jenë rritur me aventurat e Harry Potter, por Reverend Dan Reehil, një pastor në ‘St. Edward Church and School’, thotë se ata libra mbajnë brenda diçka të dëmshme.
Reehil shkruante në një email:
Këta libra e prezantojnë magjinë si të mirë dhe si të keqe, por kjo nuk është e vërtetë. Është mashtrim i pastër. Magjitë e përdorura në libër janë magji prej vërteti: kur lexohen nga qeniet njerëzore mund të bëhen shkak për krijimin e shpirtrave të këqij tek personi që po i lexon.”
Reehil shtoi gjithashtu se është konsultuar me disa ekzorcistë të ndryshëm në SHBA dhe Romë dhe ata rekomanduan gjithashtu që librat të hiqen nga duart e nxënësve.