Vdekja e shkrimtarit amerikan Edgar Allan Poe (1809-1849) është një mister. Në shtator të vitit 1849, shkrimtari 40-vjecar i kërkoi një gruaje që të martohej me të: ndihej mirë dhe e kish kokën të mbushur me projekte. Në 3 tetor u gjet në një rrugë në Baltimore: kishte ethe dhe halucinacione, mbante veshur rroba me masë të gabuar. Nuk dinte të thoshte se cfarë i kishte ndodhur, as pse mbante veshur rroba të tjeërkujt. Katër ditë më vonë, vdiq.
Gazetat fajësuan alkoolizmin për vdekjen e tij, por simptomat e regjistruara në spital e përjashtojnë këtë hipotezë. U mendua për një akt sulmi, për meningjit, epilepsi apo sifiliz. Në vitin 1996, një kardiolog i Universitetit të Maryland, Michael Benitez, deklaroi se ndoshta shkrimtari ishte kafshuar nga një kafshë shtëpiake dhe ishte prekur nga tërbimi. Deri tani asnjë hipotezë nuk mbështetet nga prova të sigiurta.
Edgar Allen Poe – shkrimtari që futi frikën përmes rreshtave