“Shkrimtari polimorf” i shkrimtarit Adil Olluri së shpejti në duart e lexuesve

“Shkrimtari polimorf” i shkrimtarit Adil Olluri së shpejti në duart e lexuesve

Shkrimtari, Adil Olluri, për lexuesin shqiptar sjellë kësaj radhe librin “Shkrimtari polimorf”, një monografi studimore për veprën letrare të Ymer Shkrelit, shkruan Insajderi.

Olluri përmes Facebook ka bërë me dije se tashmë këtë projekt studimor e ka përfunduar duke falenderuar Ymer Shkrelin dhe Basri Çapriqin, dy autorë shqiptarë. Ai ka thënë se vepra e Shkrelit i ka dhënë kënaqësi të madhe leximi dhe shkrimi ndërsa profesori Çapriqi, i ka dhënë mundësinë të bashkëpunimit.

“Ai ishte mentor i temës sime të doktoratës “Krijimtaria letrare e Ymer Shkrelit”, prej së cilës doli monografia studimore “Shkrimtari polimorf”, shkruan shkrimtari Olluri.

Ai ka treguar se Ymer Shkreli i shkroi thuajse të gjitha format letrare (shkrimtar polimorf), por, për mendimin e tij, vlerat më kulmore artistike janë te proza e tij, konkretisht romani.

“Andaj, monografia në fjalë është më shumë e fokusuar te romani i Y. Shkrelit, duke mos i lënë anash as format e zhanret e tjera letrare”, shkruan tutje Olluri.

“Shkrimtari polimorf” është libri i gjashtë i Adil Ollurit si dhe monografia e tretë që do të botohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Recensues të librit janë prof.dr. Sali Bashota dhe dr. Fadil Grajçevci ndërsa redaktor gjuhësor është dr.Naim Berisha e për përgatitjen teknike është kujdesur dr.Lulëzim Lajçi

“Shkrimtari polimorf” së shpejti do të jetë në duart e dashamirësve të letërsisë dhe veprës letrare të Ymer Shkrelit”, ka përfunduar Adil Olluri.