Shkrimtari shqiptarë merr dekoratën ‘Legjioni i Nderit’ nga shteti i Francës

Shkrimtari shqiptarë merr dekoratën ‘Legjioni i Nderit’ nga shteti i Francës

Luan Starova, shkrimtari shqiptar nga Shkupi, anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, është dekoruar nga presidenti i Francës me dekoratën “Legjioni i Nderit”, që është edhe një mirënjohje e lartë për të nga shteti francez, pasi është edhe bartës i dekoratës më të lartë të këtij shteti – “Komandanti i Arteve dhe Letërsisë” nga viti 2000.

Romanet e Starovës, të botuara në Maqedoni në shqip dhe maqedonisht, janë përkthyer në më shumë gjuhë, ndërsa sukses të posaçëm te kritika kanë përjetuar në Francë.

Këto dekorata i ndahen akademikut Starova për kontributin e madh në zhvillimin e marrëdhënieve Francë-Maqedoni gjatë periudhës kur ishte ambasadori i parë i Maqedonisë në Francë.

Romanet e Starovës, të botuara në Maqedoni në shqip dhe maqedonisht, janë përkthyer në më shumë gjuhë, ndërsa sukses të posaçëm te kritika kanë përjetuar në Francë.