Nëse për pastrimin e enëve në shtëpi përdorni enëlarësen, me shumë gjasë ju i shpëlani ato njëherë para se t’i futni në enëlarëse, për të nisur ciklin e larjes.
E mendoni si të logjikshme, të pastroni copëzat e ushqimit për të mos ndotur enëlarësen dhe për më tepër, mendoni se enët pastrohen edhe më mirë.
Por me sa duket ju po bëni më shumë dëm sesa mirë, pasi ekspertja australiane e pastrimit Ashley Iredale tha për ABC: “Nuk ka asnjë nevojë që të shpëlani enët fillimisht”.
Ashley thotë se pastrimi i enëve tuaja përpara se t’i vendosni në makinë mund të rezultojë që ato të jenë po aq të ndyra sa ato ishin kur i vendosët në enëlarëse, njofton Insajderi.
Me sa duket, shumica e enëlarëseve tona janë të pajisura me sensorë që mund të kuptojnë se sa të pista janë enët.
Kështu që kur fillon cikli, makina juaj do të lajë enët tuaja me pastrues të cilët janë mjaft të fortë për t’i pastruar ato plotësisht.
Por nëse i shpëlajmë ato para, Ashely thotë se mund të mashtrojë enëlarësen duke menduar se i duhet vetëm një larje e lehtë – që shpjegon pse enët mbeten ende të palara edhe pas një cikli të plotë.
Përkundrazi, ajo sugjeron të hidhni çdo ushqim të ngurtë në kosh, përpara se të mbushni enëlarësen me enë siç dhe makina do të bëjë pjesën tjetër të punës së vështirë.
Nëse jeni të shqetësuar për bllokimin e enëlarëses tuaj, thjesht pastroni filtrin e saj një herë në muaj. /Insajderi.com