Shtatë cilësitë e një shpirti të lirë

Shtatë cilësitë e një shpirti të lirë

Ka diçka shumë tërheqëse tek shpirtrat e lirë, të japin një ndjesi speciale kur rrethohesh prej tyre dhe të bëjnë të mendosh pozitivisht për jetën dhe ngjarjet që të ndodhin. Është diçka e pabesueshme se si e kanë këtë efekt. Personat e tillë, që mund t’i përkasin profesioneve të ndryshme, duhet të bëhen të njohur, të vlerësohen dhe të duhen nga të tjerët. Ata kanë këto cilësi të përbashkëta:

  1. Një person me shpirt të lirë e njeh kuptimin e vërtetë të të qenurit të lirë

Janë persona ëndërrimtarë, të apasionuar dhe të dashuruar me jetën. Përpiqen të kenë mendime të lira, të mendojnë vetëm, si dhe t’i marrin vendimet vetë. Ata e dinë se liria konsiston në zgjedhjen e personave xhentilë, bujarë, mirëkuptues dhe empatikë rreth vetes.

Për një person me shpirt të lirë gjërat nuk janë të ndara në absolutisht të drejta dhe absolutisht të gabuara. Gjërat e mira apo të këqija janë pjesë e mendimeve të ndryshme të gjithsecilit. Ata janë persona të ngrohtë, të hapur dhe i kuptojnë të tjerët, ndaj të tjerëve u pëlqen të rrethohen prej tyre.

  1. Një person me shpirt të lirë i kalon vështirësitë

Ata ndjekin pasionet e tyre. Mund ta kalojnë kohën duke udhëtuar, duhe studiuar diçka interesante, duke provuar diçka të re, ose thjesht duke shijuar çdo gjë që jeta i ofron dita-ditës. Këta persona e jetojnë jetën në një mënyrë që të ndihen të lumtur. Ata nuk ndalen përpara vështirësive, qofshin këto lekët, koha apo rrethanat. Një shpirt i lirë e gjen mënyrën për të arritur atë që do.

  1. Një shpirt i lirë e lë të shkojë gjithçka që e ndalon të ecë përpara në jetë

Janë persona të vetëdijshëm dhe e kuptojnë menjëherë, kur diçka nuk po jep kontribute në jetën e tyre, ndaj largohen nga këta persona apo këto situata : nga një punë që nuk të çon gjëkundi, nga një marrëdhënie toksike, nga një gjendje mendore negative etj. Ata mendohen vazhdimisht mbi gjërat që i bëjnë të ndihen vetvetja dhe përpiqen t’i përmirësojnë defektet dhe pasiguritë e tyre. Gjithashtu mendojnë se askush nuk është perfekt.

  1. Personat me shpirt të lirë nuk shqetësohen dhe nuk mendojnë gjëra negative

Ata janë krenarë për rezultatet e arritura dhe u pëlqen të bëjnë mirë në jetë, por nuk e kanë prioritet t’u bëjnë përshtypje të tjerëve. Gjërat materiale janë të bukura, por këta persona preferojnë më tepër të fitojnë eksperiencë, se sa gjëra materiale nga marrëdhëniet që ndërtojnë.

Kur ata e pëlqejnë diçka, e pëlqejnë sepse për ta ka vlerë sentimentale. Për një shpirt të lirë, puna është e rëndësishme, por nuk është gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre. Janë shumë pro thënies “Punon për të jetuar, nuk jeton për të punuar”.

  1. Një shpirt i lirë është spontan

Në çdo situatë ata shohin një arsye për të qenë të lumtur. Nga gjëja më e zakonshme tek ajo më e jashtëzakonshme, jetojnë çdo moment duke vlerësuar dhuratën e të qenurit të gjallë. Janë persona kuriozë që pëlqejnë të zbulojnë botën. Ndër gjërat që pëlqejnë, përmendim komunikimin me të tjerët, gjetja e një pune të re, të parit e një filmi ose të lexuarit e një libri, etj. Ata besojnë në mundësitë e palimitueshme dhe identifikohen me thënien “Nëse i buzëqesh jetës, edhe jeta do të të buzëqeshë”.

  1. Personat me shpirt të lirë rebelohen ndaj kontrollit të ushtruar ndaj tyre

Ata nuk rebelohen me çdo person që i sjell probleme në jetë, por me ata që përpiqen të kontrollojnë jetën e tyre. Janë koherentë dhe nuk u pëlqejnë personat që i thonë, por nuk i bëjnë gjërat që thonë. Ata i bashkohen kauzave dhe i përshtasin sipas stilit të tyre të jetës. Mendojnë se gjithë rebelët bëjnë më shumë dëm se sa mirë, por sërish nuk durojnë dot kur dikush përpiqet të kontrollojë jetën e tyre. Kjo është arsyeja se pse ata i qëndrojnë besnikë parimeve të veta dhe e jetojnë jetën pa ndërhyrë në jetën e të tjerëve.

  1. Një person me shpirt të lirë mendon gjërat pozitive në çdo situatë

Në vend që të jetë negativ apo pesimist, një shpirt i lirë e gjen mënyrën se si ta shohë gotën gjysmë plot dhe arrin ta transformojë një ditë të shëmtuar në një ditë të bukur, ose të paktën, në një ditë të përballueshme. Kjo është arsyeja se pse ata duket sikur janë të lumtur në çdo moment. Për këtë rast, ata identifikohen me shprehjen “Nëse jeta të godet me limonë, mblidhi dhe bëji limonatë”. Kjo gjë reflektohet në mënyrën se si e jetojnë jetën dhe ndaj të tjerët duan t’i kenë pranë./Bota.al