Pasta e dhëmbëve nuk është vetëm për t’i bërë dhëmbët tuaj të bardhë dhe për të promovuar shëndet të mirë të gojësh. Pasta e dhëmbëve është multifunksionale edhe për shtëpinë tuaj. Këtu janë disa mënyra të dobishme për të përfituar nga pasta dhëmbësh që nuk kanë asnjë lidhje me dhëmbët tuaj.
Zhdukni gërvishtjet e këpucëve
Hidhni pak pastë në zonën e dëmtuar në lëkurën e këpucëve tuaja. Fërkojeni me një leckë të butë. Fshijeni pastaj me një të lagur. Do të mbeteni me lëkurë që duket si e re.
Shishe të freskëta
A kanë shishet e foshnjës tuaj një erë të qumështit të thartë? Vendosni pak pastë dhëmbësh në furçën tuaj të shisheve në vend të sapunit të enëve. Pastroni dhe shpëlajeni plotësisht. Ju gjithashtu mund të aplikoni këtë taktikë pastrimi në kontejnerë të tjerë si termozat.
Pastroni fenerët e mjegullt
Vendosni pak pastë dhëmbësh në një sfungjer. Pastroni fenerët në një lëvizje rrethore. Pastroni pastën e dhëmbëve me një leckë të lagur.
Hiqeni nga muret ngjyrën e lapsave të fëmije
A mendoi vogëlushja juaj që muri ishte një vend i pranueshëm për t’u ngjyrosur? Merre një tub paste dhëmbësh pa xhel dhe një furçë leshi ose pastrimi. Vendosni pastën e dhëmbëve në “veprat e artit” në mur dhe pastroni.
Zbardh atlete
Merrni pastë dhëmbësh pa xhel dhe një furçë dhëmbësh. Pastroni pjesën e gomës të atleteve tuaja deri sa e vëreni se po zbardhet. Kur të keni mbaruar, hiqni mbetjen me një leckë të lagur.
Thoni lamtumirë njollave të çajit ose kafesë në gota
Keni një unazë kokëfortë që ka mbetur nga çaji ose kafeja në gotën tuaj të preferuar? Aplikoni pak pastë dhëmbësh për të ndihmuar në largimin e saj. Pastaj lani si zakonisht.
Hiqni qafe njollën në tapetin tuaj
Aplikoni pastën e dhëmbëve në një furçë dhëmbësh ose sfungjer. Fërkojeni njollën në tepih. Lyeni me një leckë të lagur dhe përsërisni sipas nevojës.
Burimi: healthywomen.com